Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaShtesat për fëmijë dhe pensionistë, Tahiri i reagon Kurtit: Shtesat e tua...

Shtesat për fëmijë dhe pensionistë, Tahiri i reagon Kurtit: Shtesat e tua janë shtesa të promovimit të varfërisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e Kosovës është duke i përdorur shtesat si mjet për menaxhimin e pakënaqësive në rritje tek qytetarët.

Kështu ka thënë Tahiri pas vendimit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave prej 100 Euro për fëmijët dhe pensionistët.

“Çka janë 100 euro shtesa përballë kushteve të vështira të pensionistëve dhe fëmijëve. Je kah i përdorë shtesat si mjet i menaxhimit të pakënaqësive në rritje. Për tri vite qeverisje, asnjë rritje pensioni apo page. Shtesat tua janë shtesa të promovimit të varfërisë. Me këto shtesa ju edhe këtë herë dëshmoni që nuk keni asnjë qëllim dhe asnjë plan për rritje të pensioneve dhe pagave”, ka thënë Tahiri.

Ai shtuar se këto shtesa mundësojnë lehtësira për një ditë, ndërsa 364 të tjera janë të vështira të cilat nuk do t’i harroj qytetari.

“Tri vjet pallavra dhe tri vjet mashtrim po don me i mshelë me kozmetikë të PR-it. Pra, lëri mashtrimet, mos kujto që me një ditë lehtësimi me 100 euro të buxhetit, do të harrohen 364 ditë të vështira për secilin prej atyre që do t’i mashtrosh”, është shprehur Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments