Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeNdihmës Sekretari i Shtetit O’Brien pret Maqedoncin, riafirmon partneritetin me Kosovën, jep...

Ndihmës Sekretari i Shtetit O’Brien pret Maqedoncin, riafirmon partneritetin me Kosovën, jep mbështetje për FSK’në

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien.

Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për Forcën e Sigurisë të Kosovës që të jetë një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike.

Po ashtu është folur për partneritetin që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmin e këtij raporti.

”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi për takimin me ministrin kosovar të Mbrojtjes @EjupMaqedonci sot dhe riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien përmes një postimi në platformën “X”.

SHBA-ja e kishte mbështetur procesin e transformimit të FSK-së në ushtri. /Gazeta Express

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments