Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeOsmani informon sot liderët evropianë mbi sigurinë në Kosovë pas agresionit serb

Osmani informon sot liderët evropianë mbi sigurinë në Kosovë pas agresionit serb

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, sot në Bruksel do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Osmani tha dje se në këtë Samit do të tregojë se Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe për t’iu afruar BE-së.

Në kuadër të samitit, presidentja Osmani po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

“Nesër do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Mesazhi im kryesor: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe për t’iu afruar BE-së. Gjithashtu do t’i informoj kolegët liderë për zhvillimet e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë“, shkroi presidentja.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments