Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot paradite në njërën nga shkollat fillore të komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përleshjes një nxënës ka mbetur i therur me thikë.
Siç mëson Sinjali nga burimet e veta në këtë përleshje janë përfshirë dy nxënës nën moshën 14-vjeçare.
“Për shkak se fëmijët janë nën moshën 14 vjec nuk kanë përgjegjësi penale, andaj rasti do përfundoj vetëm me një raport informues për prokurorin’, tha tutje Bytyqi.