Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor. Zelensky është ftuar nga presidenti i SHBA Joe Biden në SHBA. Pritet që të diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës si edhe të rëndësisë jetike të mbështetjes së SHBA.
Në një deklaratë zyrtare Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy udhëheqësit do të diskutojnë edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina. Ky takim vjen ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet të arrijë një marrëveshje me Kongresin e SHBA për ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin. /abcnews