Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka udhëtuar mbrëmë për në Berlin të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ai do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Në kuadër të kongresit thuhet do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane.
Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës në Gjermani.