Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaErdogan para Vjosa Osmanit: Ashtu si Millosheviqi, besoj se edhe Netanyahu do...

Erdogan para Vjosa Osmanit: Ashtu si Millosheviqi, besoj se edhe Netanyahu do të gjykohet e dënohet

 

“Këta janë terroristë si ndihmës të terrorizmit dhe do të gjykohen patjetër në Gjykatën e Drejtësisë në Hagës. Ashtu siç Millosheviqi u gjykua dhe u dënua, besoj se edhe Netanyahu dhe bashkëkryerësit e tij në fund do të gjykohen dhe dënohen”, tha Erdogani duke vazhduar:

“Nëse nuk mund të parandalojmë mizorinë e Izraelit, askush në asnjë vend të botës nuk mund të ndihet i sigurt. Sepse Kutia e Pandorës tashmë është hapur”, raporton “Anadolu”.

Në fjalën e tij, presidenti turk tha se vendi i tij është i gatshëm të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza.

“Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen, shkatërrimin e mëtejshëm”, tha Erdogani duke folur në lidhje me luftën që ndodh mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.

“Sot e kuptojmë më mirë se institucionet ndërkombëtare që kanë për detyrë sigurimin e paqes dhe sigurisë globale, nuk kanë aftësi për zgjidhjen e problemeve”, shtoi ai.

Presidenti turk përmendi edhe vrasjet e punonjësve të mediave në Gaza, duke thënë se numri i tyre ka shkuar në mbi 70.

Ai më tej tha se Izraeli, “me gjithë barbarizmin e tij nuk mund të thyej vendosmërinë e banorëve të Gazës për rezistencë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments