Zëvendësministri në MAPL, Arbër Vokrri, vlerëson se nuk do të ketë sukses iniciativa e serbëve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të vendit, edhe nëse arrihet 20 përqindëshi i nënshkrimeve që është i domosdoshëm për të shkuar në zgjedhje.
Siç u shpreh në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, kjo është përshtypja e tij në bazë të vizitave të tij në veri.
“Sidomos në komunën më veriore dhe më të madhe territorialisht, që është Leposaviqi, sepse disponimi i qytetarëve të atjeshëm është i tillë që më me qejf nuk do të ktheheshin në situatën e mëhershme ku kanë qenë të detyruar të jetojnë nën presionet e Listës Serbe. Komuniteti serb e ka këtë qëndrim”, deklaroi Vokrri.