Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaE konfirmuar: INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

E konfirmuar: INTERPOL-i lëshon urdhërarrest për Radoiçiqin

Organizata ndërkombëtare policore INTERPOL ka lëshuar një urdhër arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe biznesmenin kontrovers serb Millan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë për sulmet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës, është konfirmuar për median serbe “Nova.rs”.

Pasi Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it, urdhër-arrestet ndërkombëtare lëshohen përmes UNMIK-ut.

Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar për Nova.rs se është lëshuar një urdhër arresti, transmeton Paparaci.

“Po është e vërtetë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme është konfirmuar se për Millan Radoiçiqin është lëshuar urdhër arrest i Interpolit”, ka thënë Rashiq për portalin serb.

Kujtojmë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Banjskë të 24 shtatorit, kur në orët e hershme të mëngjesit ndodhi një konflikt i armatosur me Policinë e Kosovës.

Me atë rast ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur, ndërsa janë vrarë edhe tre serbë, pjesëtarë të grupit të drejtuar nga Millan Radoiçiqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments