Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ u kthen përgjigje qytetarëve të Veriut që kërkuan peticion për shkarkimin...

KQZ u kthen përgjigje qytetarëve të Veriut që kërkuan peticion për shkarkimin e kryetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kthyer përgjigje qytetarëve serbë që kërkuan inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në Veri.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i tha Gazetës Express se i kanë njoftuar ata që sipas akteve nënligjore të MAPL’së, kjo çështje duhet të dorëzohet të kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse.

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments