Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNis gjykimi për rastin e 400 kilogramëve kokainë të konfiskuar në Lipjan

Nis gjykimi për rastin e 400 kilogramëve kokainë të konfiskuar në Lipjan

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për rastin e 400 kilogramëve kokainë që u gjet në Lipjan dy vite më parë.

Tre prej tyre janë paraqitur përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë, në gjykimin që ka nisur mëngjesin e sotëm.

Ndërkaq, një tjetër i dyshuar është duke qëndruar në arrest shtëpiak.

Në seancën e sotme do të dëgjohen versionet e dëshmitarëve.

Në nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë pikërisht mbi këtë rast.

“Është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Në maj të vitit 2021, 400 kilogramë kokainë ishin gjetur në një kamion në Lipjan dhe dyshohet se destinacion mund ta kenë pasur Gjermaninë.

Ky operacion u zhvillua nga autoritetet përkatëse të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pati thënë se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në koordinim me “institucionet e partnerëve” dhe i përgëzoi “pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments