Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeÇka është testi PISA

Çka është testi PISA

Rezultatet e dobëta që Kosova ka treguar në të kaluarën në testin PISA kanë qenë gjithmonë një bazë e fortë për të kritikuar qeveritëpër gjendjen e keqe në arsim. Tema e këtij testimi është rikthyer përsëri në vëmendjen e opinionit kosovar, pasi që Kosova në testimin e fundit për vitin 2022 ka dalë jashtëzakonisht keq në vlerësim dhe më keq se rezultati i vitit 2018.

Por çka është testi PISA?

PISA është Program i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve.

Sipas përshkrimit në faqen zyrtare të OECD, përmes testit PISA matet njohuria e 15 vjeçarëve për lexim, matematikë e shkencë dhe aftësitë e tyre për të përballuar sfidat e jetës reale.

PISA për herë të parë është realizuar në vitin 2000 dhe më pas përsëritet çdo tre vjet. Testimi i vitit 2021 ishte shtyrë për vitin 2022 shkaku i pandemisë COVID-19.

Qëllimi i tij është të sigurojë të dhëna të krahasueshme me qëllim që t’u mundësojë vendeve të përmirësojnë politikat dhe rezultatet e tyre arsimore. Ai mat zgjidhjen e problemeve dhe njohjen.

Si bëhet testimi?

Çdo student i nënshtrohet një testi kompjuterik dyorësh.

Një pjesë e testit është me zgjedhje të shumëfishta dhe një pjesë përfshin përgjigje më të plota. Materiali vlerësues ka gjashtë orë e gjysmë, por secili nxënës nuk testohet në të gjitha pjesët.

Pas testit kognitiv, studentët pjesëmarrës kalojnë gati një orë më shumë duke iu përgjigjur një pyetësori mbi sfondin e tyre, duke përfshirë zakonet e të mësuarit, motivimin dhe familjen.

Rezultatet e Kosovës në testin e vitit 2022 vs 2018

Kosova sikurse në lexim, ashtu edhe në matematikë e shkencë ka zënë pjesën e fundit të tabelës.

Sa iu për ketë rezultateve në matematikë, Kosova renditet në vendin e shtatë prej fundit të listës, me 355 pikë, apo krahasuar me vitin 2018, 11 pikë më pak.

Në shkencë, Kosova renditet e katërta prej fundit, me 357 pikë, apo tetë pikë më keq sesa në vitin 2018.

Sa i përket leximit, Kosova po ashtu zë fundin e tabelës, me 342 pikë apo 11 pikë më pak se në vitin 2018.

Për këtë rezultat katastrofik, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka fajësuar pandeminë dhe ndryshimin e qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments