Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.
Haradinaj, theksoi se me Malajn kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sfidat e Kosovës që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike, transmeton Klankosova.tv.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, shkroi Haradinaj.
“Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”.