Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Aleksandër Vuçiq është guvernatori i Putinit në Ballkan”

“Aleksandër Vuçiq është guvernatori i Putinit në Ballkan”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është guvernatori i Putinit në Ballkan. Kështu e vlerësojnë ekspertët David Shedd dhe Ivana Stradner.

Sipas tyre, konflikti me Kosovën kërcënon të përshkallëzohet, por fuqitë perëndimore shikojnë nga ana tjetër sepse janë të fokusuar në Ukrainë dhe Izrael.

Autorët David Shedd dhe Ivana Stradner, në një shkrim të botuar në revistën gjermane, Cicero shkruajnë se në fund të shtatorit, se Serbia zhvendosi sistemet moderne të armëve në kufirin e saj me Kosovën – një nga vendosjet më të mëdha ushtarake serbe që nga fundi i Luftës së Kosovës pothuajse një çerek shekulli më parë.

“Megjithëse ngjarja u anashkalua kryesisht nga mediat perëndimore në atë kohë dhe që atëherë është harruar duke pasur parasysh shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit – ajo është pjesë e një zhvillimi alarmues në Ballkan”, shkruajnë ata.

Preteksti i menjëhershëm për mobilizimin serb ishin muajt e trazirave mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë ruajtur një paqe të brishtë që kur bombardimet e NATO-s në luftën e viteve 1998-1999 i dhanë Kosovës pavarësinë nga Beogradi.

“Në maj, Serbia i vuri trupat e saj në gatishmëri luftarake pasi serbët etnikë që jetojnë në Kosovë u përleshën me policinë e Kosovës. Dhe në shtator, pak para mobilizimit të fundit në kufi, 30 serbë etnikë të armatosur rëndë sulmuan një patrullë policie në Kosovë, duke lënë katër persona të vdekur”, shkruajnë autorët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments