Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeAvokatja: Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit

Avokatja: Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit

“Shteti suedez ka mundësi të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës”. Kështu ka thënë avokatja nga Suedia, Arlinda Loncari.

“Ka mundësi. Kjo nuk është folur aspak nëpër media”, u shpreh ajo.

Avokatja kosovare e cila vepron në Suedi, ka sjellë detaje lidhur me veprimtarinë e Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj – Murseli.

Duke iu referuar mediave suedeze, Loncari ka thënë se Naim Murseli, ka punuar si këshilltar i sigurimeve në njërën prej kompanive më të mëdha në Suedi, “Folksam”.

Sipas saj, ai mund të përfitonte nga një polisë sigurimi jetë jashtëzakonisht e lartë në rast se nuk do të zbardhej rasti i vrasjes.

Ajo tregoi se polisa më e lartë e sigurimit të jetës në Suedi arrin në vlerën e rreth 8 milionë kronave suedeze, që korrespondon me afërsisht 850 mijë euro.

Këto para, nëse vrasja e Liridonës nuk do të zbulohet, do të shkonin drejtë bashkëshortit dhe fëmijëve të saj, me bashkëshortin si përfituesin e parë në bazë të dokumenteve të policës.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, varet se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha për ATV, Loncari.

Ajo thekson pasojat në rast se përfundimi i hetimit do të ishte në favor të bashkëshortit nën dyshim, duke e bërë këtë çështje edhe më të ndërlikuar dhe duke shtuar një motiv të mundshëm financiar pas vrasjes së Liridonës.

Avokatja Loncari ka folur edhe për fëmijët e Liridonës. Sipas saj, në raste të tilla fëmijët merren nga qendrat sociale në Suedi.

“Domethënë në qoftë se fëmijët tash kur të mbërrijë në Suedi do të merren menjëherë nga qendra social dhe ata do të vetë do të fillojnë një hetim në lidhje me vendosjen e fëmijëve në një familje tjetër dhe gjithashtu në lidhje me mirëqenien e fëmijëve dhe çfarë ndihme kanë nevojë fëmijët për shkak të kësaj që fëmijët kanë parë dhe kanë përjetuar”, tha Loncari.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji.

Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ai është i dyshuar për organizim të vrasjes, Granit Plava është i dyshuar për kryerje të vrasjes dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i dyshuar për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Zemërim të madh ka shkaktur edhe fakti që burri i saj ka qenë pjesë e ceremonisë së varimit.

Kryeministri i Kosovës ka thënë personat e përfshirë në vrasjen e Liridonës duhet ta marrin dënimin maksimal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments