Një person ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi të njëjtin rreth orës 21:00 e kishin zënë disa panele druri.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes është paraqitur policia.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rast për ‘asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.