Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore nga ora 09:30.
30 minuta para fillimit të seancës, ka mbërritur edhe vëllau i Liridonës, i cili shihet para objektit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Liridona Ademaj u vra të mërkurën, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Burri i saj, Naimi dyshohet se ka porositur vrasjen e Liridonës./Indeksonline/