Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaPas LDK-së edhe AAK-ja pranon draft-statutin e Asociacionit

Pas LDK-së edhe AAK-ja pranon draft-statutin e Asociacionit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konfirmuar se dje e ka marrë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ketë e ka bëre të ditur për “IndeksOnline”, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Xhemaili tha se partia e tij pritet të dal më qëndrim publik në lidhje me draft-statutin.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pranuar verzionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Të njëjtin i ka shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës. Është kërkuar nga anëtarët e kryesisë t’i japin komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur më datë 7 dhjetor, në ora 17:00.Pas komenteve të anëtarëve të kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit. Deri në atë kohë nuk do të ketë prononcime të tjera për këtë temë”, ka thënë Xhemaili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments