Tuesday, September 24, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet i dyshuari për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë, Policia jep detaje

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë, mbrëmjen e së martës.

 

“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e  personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë.

Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, ai dyshohet se kishte therur për vdekje babain e gruas, pas një mosmarrëveshje.

“VRASJE – Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.   Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë  babanë  e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në  QKUK, vdekjen e të cilit  e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments