Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaShtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin...

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin “Adem Jashari”, dhe nuk i kthyen më

Dy shtetas suedez të cilët kishi marrë dy vetura me qera në një “rent a car” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar”, nuk i kanë kthyer më.

Njëri nga personat përgjegjës brenda kompanisë “Rent a car Mara”, i ka thënë Telegrafit se me datën 26 tetor e kanë marrë veturën e tipit Porsche, dhe pas dy dite edhe BMW-në, të dyja të prodhuara në vitin 2022.

Po ashtu rasti është lajmëruar në polici, por deri me tani ende nuk ka informacion për vendndodhjen e tyre.

Kompania në fjalë ka provuar t’i kontaktojë në telefon, por thonë se numrat i kanë bllokuar.

Sipas kompanisë, vlera e Porsche-s është 87 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro ka kushtuar BMW-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments