Monday, September 23, 2024
HomeLajmeEksperti Sylejmani kërkon të hetohet vrasja e gruas në Prishtinë, ngre dyshime...

Eksperti Sylejmani kërkon të hetohet vrasja e gruas në Prishtinë, ngre dyshime se si iu lejua burrit të largohet me fëmijët

Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, tha se për vrasjen e Liridona Makollit duhet të hetohet çdo version, duke mos përjashtuar asgjë.

Ai ngreu dyshime se si ka ekzistuar mundësia që nga skena e krimit të lagohet kryefamiljari me fëmijët, në vend se largimi të bëhej nga nëna me fëmijët.

Ai tha se duhet hetuar raporti i tyre familjarë, e më pas të dilet jashtë.

“Nuk është normale në situata të tilla si ndodhin, t’i lejohet dikujna t’i largojë fëmijët (kryefamiljarit), dhe të mbetet aty bashkëshortja e tij dhe të jetë fokus e atij grupi kriminal, mua po më duket pak sa e habitshme dhe një rast që nuk ndodh shpesh. Prandaj duhet shikohen të gjitha versionet duke filluar nga raporti i tyre familjarë e pastaj të dilet edhe jashtë. Sepse kjo nuk po më duket shumë e mundshme me ndodh në atë mënyrë”, tha Sylejmani në “Frontal” në T7

“Si ka qenë mundësia që ai të largohet me fëmijë, është dashur nëna të largohet me ta”, tha ai.

“Duhet të hetohet çdo version, duke mos përjashtuar asgjë”, u shpreh ai.

Video:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments