Presidenca e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela.
Në njoftim thuhet se Vela ka përfunduar angazhimin e tij në presidencë dhe thuhet se ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.
Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.
“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.”