Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se pushteti ka dështuar edhe në Kuvend,
Në faqen e tij zyrtare, Krasniqi ka shpërndarë një video ku ka vënë një nga të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën.
“Kuvendi i Kosovës ka dështuar shpeshherë të votojë projektligje, si dhe ka dështuar të ketë kuorum në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancat plenare, edhe pse Qeveria aktuale vazhdon ta ketë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend”, thuhet në citatin e vënë në video.
Ndërkaq, Krasniqi ka shkruar se shumë prej ligjeve të miratuara kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Pushteti ka dështuar edhe në Kuvend – në seanca plenare e në Komisione Parlamentare. Edhe nga ato ligje të miratuara, shumë prej tyre, si asnjëherë më parë, kanë dalë në kundërshtim me Kushtetutën. Paaftësi e skajshme – pushtet i dobët!”, shkroi ai.