Policia e Kosovës ka njoftuar se një banesë në Fushë Kosovë është kapluar nga zjarri.
Shkaktari i zjarrit raportohet se ishte mbushësi i telefonit.
Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
“Viktima mashkull shtetas i huaj, ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e PK-së