Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDetaje tronditëse në dosjen e Prokurorisë për policin që u arrestua për...

Detaje tronditëse në dosjen e Prokurorisë për policin që u arrestua për dhunimin e së miturës në Gjakovë

E.S., zyrtar policor, dje iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë nën dyshimin për veprat penale “Dhunimi”  dhe “ngacmimi”.

Viktimë e policit është një e mitur. Të paktën, kështu thuhet në dosjen e Prokurorisë së Gjakovës të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi. Në këtë dosje, precizohet se E.S. kreu marrëdhënie seksuale me forcë me të miturën ende pa i bërë 16 vjeç.

“…Në janarin e 2022 edhe pse në dijeni për moshën e re të saj, ende pa i bërë 16 vjeç, e merr dhe me të kryen marrëdhënie seksuale, ashtu që pas një kohe raportet mes tyre fillojnë të ftohen ndërsa në fundin e 2022 të njëjtat ndërpriten, më pas sërish I njëjti kërkon që e njëjta të jetë me të por për këtë e kishte njoftuar prindin e saj e të cilit i pandehuri i kishte premtuar se nuk do e pengoj më”, thuhet në dosje.

Sipas kësaj dosje, polici ani pse në dijeni se e dëmtuara ishte në një lidhje me një person tjetër, e ka kontaktuar përmes  rrjeteve sociale dhe e ka telefonuar në telefon, duke i kërkuar që të kthehet në lidhje me të.

I njëjti, çdoherë sipas dosjes së Prokurorisë, i dërgon incizime dhe fotografi të mëhershme sa kishte qenë në lidhje me të dëmtuarën.

“…Pavarësisht premtimit të mëhershëm të bërë prindit të saj që vajzën e juaj nuk do e shqetësojë, prapë vazhdon t’i shkruajë me SMS, thirrje telefonike, e po ashtu duke e shqetësuar dhe ngacmuar edhe me dërgim të incizimeve dhe fotografive se si e kishin patur lidhjen ata dy, dërgesa këto tek personi i tjetër A.M, veprim këtë me qëllim kërkimi që e dëmtuara e mitur me doemos të bëhet e tija me çka në këtë mënyrë me veprimin e tij të kundërligjshëm i ka shkaktuar të njëjtës dhe familjes së saj shqetësim të madh emocional”, vijon dosja

Gjykata e Gjakovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për zyrtarin policor E.S.

Siç ka njoftuar gjykata, i pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, që do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 27 nëntor dhe do të zgjasë deri më 27 dhjetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments