Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani dhe Kurti arrijnë në kazermën “Adem Jashari” për Ditën e Forcës

Osmani dhe Kurti arrijnë në kazermën “Adem Jashari” për Ditën e Forcës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë arritur në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ata janë duke vizituar ekspozimin e armëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sot institucioni i sigurisë ka hapur dyert për qytetarët në mënyrë që të shohin pajisjet ushtarake.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments