Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka pretenduar se kryeterorristi Milan Radoiçiq ka vizituar te shtunen Moskën në Rusi.
Elezi këtë e ka thënë me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa ka shtruar pyetjen se si mund të ndodh një gjë e tillë kur iu janë konfiskuar pasaporta.
“Sipas informacioneve nga burime kredibile,, udhëheqesi i grupit terrorist i cili ka kryer agresion në Kosovë më 24 shtator 2023, Milan Radoiçiq ka arritur në Moscow më 25.11.2023”, ka deklaruar ai.
“Si është e mundur të udhëtoj Radoiçiq në Moskow, kur publikisht gjykata themelore në Beograd ka deklaruar se Radoiçiqit i është konfiskur pasaporta, ngase i njeti po hetohet për sulmin terrorist në Kosovë”, vijon ai.“Udhtimi i Radoiçiq në Moskow, është alram serioz i situatës së sigurisë në rajon, poashtu argument i rëndësishëm i përfshirjës së Rusisë planet sekrete për destabilizimin e rajonit”.