Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchezit dhe De Croos në Egjipt.
“Pas fjalëve të kryeministrave spanjollë dhe belg, ministri i Jashtëm, Eli Cohen, ka urdhëruar që të ftohen për bisedë ambasadorët e të dyja vendeve”, njoftoi ministria izraelite.
Gjithashtu mesazhin e ka dërguar edhe vetë Cohen, raporton thetimesofisrael.
“Ne dënojmë deklaratat e krerëve të qeverive të Spanjës dhe Belgjikës që mbështesin terrorizmin”, tha ai.
Për këto deklarata foli edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen – masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.