Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaShërbimi Korrektues i Kosovës shënon 24-vjetorin e themelimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 24-vjetorin e themelimit

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 24-vjetorin e themelimit dhe diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Ismail Dibrani dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ceremonia mbahet në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, duke filluar nga ora 09:00.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar punën më 28 nëntor të vitit 1999, fillimisht me hapjen e Qendrës së parë të Paraburgimit në Prizren për të vazhduar pastaj me hapjen e qendrave tjera korrektuese nëpër qendrat më të mëdha të vendit.

Në prill 2000 është rekrutuar dhe trajnuar gjenerata e parë prej 60 oficerëve korrektues, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan punën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Qe nga ajo kohë, Shërbimi Korrektuese i Kosovës në radhët e veta numëron 1386 staf të uniformuar dhe 283 staf civil, profesional dhe mbështetës, të trajnuar dhe përkushtuar për përmbushjen e misionit të SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Korrektimeve dhe Burgjeve, ICPA./kp

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments