Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaVV del me video kundër Vuçiqit: Nëse grupet fashiste provojnë diçka, do...

VV del me video kundër Vuçiqit: Nëse grupet fashiste provojnë diçka, do ta marrin përgjigjen e 24 shtatorit

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë me një video ku shpërfaq presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se s’do ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën të dakorduar në Bruksel e Ohër.

VV thotë se deklaratat e tij për moszbatim e përshkruan qasjen e këtij vendi karshi dialogut.

Po ashtu, Vetëvendosje thotë se mungesa e sanksionimit të Serbisë për sulmin agresor ndaj Kosovës tregon për hapin e radhës të Serbisë.

Në fund, VV thotë se nëse grupet fashiste që strehohen në Serbi provojnë diçka do ta marrin përgjigjen e njëjtë të para dy muajve.

Postimi i plotë:

Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

• Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi.

• Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi.

• Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

• Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

• Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë.

• Me 26 tetor 2023 – Në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi.

Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments