Ish – deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se gjatë intervistimit të tij në prokurori, ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar një polic, të cilin ai e ka quajtur matrapaz.
Abazi ka thënë se gjatë intervistimit të tij, polici ka treguar revolen si kërcënim ndaj tij.
“Unë jam thellësisht i frustruar me padrejtësinë. Unë kam marrë pozitë të deputetit për më sjellë drejtësinë. E dëgjuat ministren, shkeljen tjetër të radhës. A e dini pse prokurori ka qenë shumë i kujdesshëm në intervistimin tim, sepse ministria e Punëve të Brendshme e ka dërgu një matrapazë në momentin e intervistimit tim aty, i cili ka treguar revolen më kërcënim. Për këtë jam i frustruar, sepse janë tri vite premtim, drejtësi nuk ka. Ku e din ministrja e Drejtësisë se çfarë kam thënë unë në Prokurori dhe çfarë kam depozitu. Gënjeshtër, e ka pyetur matrapazin aty, njerëzit të cilët vinë me revole në prokurori për më i kërcënuar personat të cilët kanë informacione, por në fund nuk është hiq e rëndësishme se çfarë informacione ka, është e rëndësishme që ministrja ka dështu me menaxhu punën për të cilën është përgjegjëse. Aty janë kamerat e vendosura…”, ka thënë ai..
Pas kësaj ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha mendojë se Abazi tha se ai që ishte me revole ishte prokurori.
“Prokurori me revole më të vërtetë është shqetësuese, d.m.th duhet të adresohet”, ka thënë Konjufca.
“Polici, polici…” dëgjohet duke thënë Abazi.
Ndërsa, Haxhiu tha se mbajtja e revoleve nga policia gjatë intervistimit është në kuadër të rregulloreve dhe nuk e sheh si kërcënim, pasi një situatë të tillë ka pasur edhe vet ajo.
“Kurrë nuk besojë që ka pasur prokurore më revole, okey polici. Policët me revole i kam parë edhe unë, para tri dite isha për të dhënë dëshminë në rastin Dehari…policët që më kanë intervistuar revolen e kanë pasur në brez dhe unë mendojë që kjo është brenda rregulloreve, as nuk e kam parë si kërcënim., 2 orë kamë qëndruar në intervistim nuk e kam parë si kërcënim”, ka deklaruar ajo.