Me replika të ashpra kanë kapërcyer fjalët në Kuvend në mes të Abelard Tahirit dhe Albulena Haxhiut. Aty është përmendur edhe emri i Faton Dalladakut, biznesmenit i cili kishte përmendur emrin e Haxhiut në vitin 2020, shkruan Periskopi.
Kjo pasi Tahiri i kërkon llogari ministres Haxhiu për zhvillimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kështu iu përgjigj fillimisht ministrja Haxhiu akuzave të Tahirit, përcjell Periskopi:
“Me qenë si ti, më kish ardhë turp me folë, ke qenë ministër i drejtësisë dhe na thuaj këtu cili ka qenë adresimi i problemeve për Institutin e Mjekësisë Ligjore.
As edhe një herë të vetme.
Keq ma ke lanë IML, keq ma ke lanë Shërbimin Korrektues.
Prandaj nëse s’ke bërë asgjë si ministër i drejtësisë, të paktën mundesh me heshtë ose nëse nuk hesht, mos me tentu me hedh hi syve para qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.
Pas kësaj, me kundër-replikë iu përgjigj kështu deputeti Tahiri:
‘Me pas qenë ministër i drejtësisë e me m’hupë mostrat e Astrit Deharit, asnjë minut nuk kisha nejtë si ministër.
Është e rëndë. Nuk kisha mujtë me qenë në jetën publike. Në kohën time si ministër i drejtësisë nuk kam përjetu avari të tillë në IML. Nuk kam përjetu humbje të mostrave, zjarrvënie, asnjëherë.
Por në anën tjetër, prapë po e them, me ardhë me dhanë arsyetime kaq të lehta për mënyrën qysh janë dëmtu mustaqet e heroit Adem Jasharit, është e pabesueshme.
Pra jo ministre, po as në televizor nuk duhet me të pa.
Por ndoshta duke qenë që ki përvojë me Faton Dalladakun e seksera të tjerë, ndoshta e kalon lehtë’, tha Tahiri, përcjell Periskopi.
Pas kësaj, fjalën e merr ministrja Haxhiu dhe thotë kështu:
“Që nga viti 2010 jam angazhuar në politikë, për gjithë veprimtarinë time ndihem krenare. Nuk mundesh me gjetë asnjë skandal ku jam përfshirë në një aferë korruptive.
Edhe pse ti përmend fëmijët e mi, ata do të krenohen me mua.
Kurrë asnjëherë, prej që kam qenë deputete e tash edhe ministre, nuk kam bërë veprime të paligjshme, asnjëherë.
Unë nuk fyhem prej teje kurrë, mos mendo që mundesh me m’fy najherë. Ti nuk ke as integritet as moral, as politik as intelektual që ti me m’fy mu.
Nuk po mundem me i përmend disa cështje tjera sepse jemi në Kuvend, por nëse mendon që mundem me u fy prej teje, asnjëherë harroje”.
Kush është Faton Dalladaku?
Në vitin 2020, pati shpërthyer një debat në mes të shkarkuarit atëkohë nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar (AAPKS), Rrahim Ramës dhe biznesmenit Faton Dalladaku.
Atëkohë, ndër emrat më të përfolur, po ashtu kishte qenë edhe implimimi i emrit të Albulena Haxhiu, që në kohën e ngjarjes, ishte ministre në detyrë.
Lexo më shumë rreth kësaj teme: