Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendesoje së shpejti mund të bëhët anëtarë i Bordit të RTK-së pasi doli më i poentuari nga një komision at-hoc i Kuvendit të Kosovës i përbërë nga 10 deputetë, 5 prej të cilëve ishin nga LVV.
Në zgjedhjet e fundit për Kuvend të Kosovës, Mehmet Kalisi humbi garën brenda Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Han të Elezit, për tu futur në listën për deputet përball Mirsad Shkretës vetëm për një votë.
Por, dy vjet më vonë, Kalisi doli më i votuari nga një komision me përbërje nga deputetë të Kuvendit të Kosovës për anëtarë të Bordit të Radio Televizioni të Kosovës (RTK).
Kështu, Mehmet Kalisi së shpejti mund të bëhët anëtarë i Bordit të medias së vetme publike në vend. Ai mblodhi plotë 904 pikë nga 10 anëtarët e komisionit vlerësues, pesë nga ta që vijnë nga partia në të cilën në vitin 2021 Kalisi ishte anëtarë. Reklama
Procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së tani ka kaluar në dorën e deputetëve të Parlamentit, pasi komisioni rekomandoi gjashtë emra për anëtarë të bordit të telezionit publik.
Në një bisedë për Kallxo, Mehmet Kalisi e pranoi se ka qenë anëtarë i partisë e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës.
“Po, kam qenë kandidatë, për një votë më pak nuk kam fituar. Kam qenë anëtarë (i LVV-së) sepse pa qenë anëtarë nuk mundesh me kandidu për kandidat” – deklaroi Mehmet Kalisi.
Por, kandidati i cili doli më i poentuari nga Komisioni vlerësues në Kuvendin e Kosovës për anëtarë Bordi të RTK-së tha se nuk është favorizuar, anise ishte pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje.
“Jo nuk jam favorizuar sepse janë deputetet edhe të pozitës edhe të opozitës që kanë votuar. Ata po më akuzojnë që jam i afërt me Agim Veliun edhe me të PDK-së, çka me bë tash…” – tha Kalisi. Reklama
“Unë kam qenë anëtarë i Vetëvendosjes edhe kam qenë kandidat për deputet, këto janë fakte të pamohueshme edhe kam qenë votues i Vetëvendosjes më herët kam qenë edhe i partive tjera, këto nuk e dëmtojnë procesin që kam qenë më i mirë. Aktualisht nuk jam në ndonjë parti politike” – ka vlerësuar Mehmet Kalisi.
Me pikë maksimale, nga 100 sosh, Mehmet Kalisi u vlerësua nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani e Besim Muzaqi, ndërsa 100 pikë ia dha edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.
Fitim Haziri nga Vetëvendosje gjithashtu i dha shumë pikë Mehmet Kalisit, 99 sosh ndërsa nga 95 pikë Kalisi u vlerësua nga deputetët Isak Shabani i PDK-së dhe Nijazi Isaku i LVV-së.
Time Kadrijaj pati më së paku pikë për Mehmet Kalisin. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vlerësoi vetëm me 70 pikë ndërsa, Armend Zemaj i LDK-së dhe Tinka Kurti e LVV-së, Kalisin e vlerësuan me nga 85 pikë. Në fund, Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e vlerësoi me 75 pikë. Reklama
Në anën tjetër, se ishte në garë të brendshme brenda partisë për kandidat për deputet e ka pranuar edhe Mirsad Shkreta.
Por, sipas tij, Mehmet Kalisi nuk ka qenë në strukturat e partisë në kohën kur u përballen me garën se kush do të propozohet kandidat nga dega e LVV-së në Han të Elezit.
“Po, Mehmet Kalisi ka qenë në garë me mua si kandidat i mundshëm për deputetet nga Hani i Elezit. Se mbaj mend për sa vota, ka qenë një rezultat i ngusht” – tha Shkreta.
“z. Kalisi po bëhëm i sinqert, kurrë s’ka qenë anëtarë i VV-së, më duket ka qenë i propozuar në atë kohë, i propozuar is kuadër…” – ka thënë Shkreta.
Intervistomi i kanidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së u mbajtë më 1 nëntor 2023 ndërsa si më të vlerësuarit u zgjodhën gjashtë kandidatë. Reklama
Mehmet Kalisi, Ilir Bytyçi, Albinot Maloku, Shukrije Rama, Naile Demiri dhe Dritan Shaipi janë kandidatët më të poentuar nga 13 kandidatët e intervistuar nga Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në listën e kandidatëve më të poentuar nuk ishin hyrë kryetari dhe nënkryetarja e bordit aktual të RTK-së, Besnik Boletini dhe Arta Berisha. Boletini e Berisha ishin pjesë e bordit të RTK-së qe dy vite në RTK me ç’rast nuk e kishin përzgjedhur asnjë grua në menaxhmentin e lartë, përkundër faktti që 3 nga to u ranguan më së larti kur kandiduan për poste të larta, gjë për të cilën Boletini u pyet gjatë intervistimit për anëtarë të bordit të RTK-së. Të dhënat lidhur me mungesën e grave në menahxmenint e lartë u ezkpozuan në hulumtimin e Kallxo “Radio Televizioni i Burrave”, dhe shkonin kundër praktikës së krijuar ku parlamenti i kishte caktuar 50% gra e 50% burra në bord. Reklama
Në vlerësimin ndaj kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së ka pasur një diskrepancë në poentimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës. Disa kandidatë nga deputetët e pozitës janë poentuar me shumë pikë ndërsa nga ata të opozitës me pak pikë dhe e kundërta.
Emrat e gjashtë kandidatëve më të poentuar do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhja e tre anëtarëve të bordit të RTK-së do të jetë në dorë të deputetëve, raporton KALLXO.