Ish-emisari presidencial i ShBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka shkruar se kur Donald Trump të bëhet president përsëri, do të punojmë për lirimin e Hashim Thaçit.
“Kur Trump të bëhet përsëri president, ne do të punojmë që ta lirojmë Hashim Thaçin. Ne kemi nevojë për drejtësi jo politikë”, ka shkruar ai.
Grenell është shprehur se Thaçi është në burgun e Hagës sepse Jack Smith e urren Donald Trumpin, dhe dëshiron të sigurohet që ai të mos bëjë progres në Ballkan.