Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaHoti: rendit projektet milionëshe 295 milionë euro është vlera e projekteve...

Hoti: rendit projektet milionëshe 295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave ndaj Kosovës, Kurti ka pranuar ta formoj asociacionin

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kap vlerën 295 milionë euro.

Ai ka renditur disa prej këtyre projekteve, derisa ka thënë se strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë ka rezultuar edhe me masa ndëshkuese, e “edhe formim të asociacionit”, raporton Express.

“295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.  E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.  Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit”, ka shkruar Hoti.

Sipas Hotit, si pasojë e masave ndëshkuese të BE’së, është bllokuar projekti për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës në vlerë prej 92 milionë euro, ai për menaxhimin e mbeturinave dhe ekonomisë rrethore në vlerë 9.95 milionë euro, ai për menaxhimin e integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit në vlerë 9 milionë euro e projekte të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments