Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKërcënoi me armë në zyrat e KPMM: Arrestohet i dyshuari

Kërcënoi me armë në zyrat e KPMM: Arrestohet i dyshuari

Sot në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka ndodhur një kërcënim me armë.

Këtë e ka konfirmuar nga kryeinspektori i këtij Komisioni, Naim Sejdiu.

Sejdiu tha për kallxo.com se ka njoftuar se për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës përderisa ka thënë se më vonë mund të japë më shumë detaje shtesë.

Ndërsa, Policia tha për Express se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS & SH. RR. PËRGJITHSHËM – Rr. Armend Daci, Prishtinë 21.11.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pasi ka ekspozuar një armë-pistoletë dhe ka kryer veprën e lartcekur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8-fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments