Një shpërthim që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren ka shqetësuar masën
Një granatë dore është hedhur në tregun e kafshëve.
Burime të Indeksonline pohojnë se nga ky shpërthim janë lënduar nëntë persona.
Dy prej tyre raportohet të kenë lëndime trupore më serioze.
Indeksonline do iu mbajë të informuar për rastin.
Ai tha se rasti ka ndodhur para orës 5 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Bytyqi tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë ende duke i kërkuar.“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Bytyqi.