Ka filluar ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Kuqezinjtë e kanë siguruar kualifikimin derisa me një pikë sigurojnë edhe vendin e parë.
Stadiumi është i stërmbushur derisa është hapur një flamur gjigant në tribuna.
Sot në “Air Albania” do të ketë festë, ku pas ndeshjes do të ketë edhe këngëtarë.