Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKurti takohet me kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve...

Kurti takohet me kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra.

Gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale. Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.

Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Bajra për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments