Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaFushata agresive kundër Kosovës, deputetja serbe ia dhuron deputetit gjerman bluzën me...

Fushata agresive kundër Kosovës, deputetja serbe ia dhuron deputetit gjerman bluzën me hartën e Kosovës, mbuluar me flamurin e Serbisë

Fushata e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka të ndalur. Kësaj radhe deputetja e Parlamentit të Serbisë, Milica Djurdjeviq në Bundestagun gjerman ka takuar deputetin gjerman nga partia AfD, Tino Chrupalla, gjersa ia ka dhuruar një bluzë me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte e mbuluar me flamurin serb.

Në bluzën që deputetja serbe ia dhuroi atij gjerman shkruan se “nuk ka dorëzim”.

“Në Gjermani dhe kudo: Kosova është Serbi! Sot në Berlin në Bundestag pata një takim me kryetarin e Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla… AFD e tij është opsioni kryesor sovranist dhe shtetndërtues në Gjermani”, shkruan ajo në X.

Ndryshe, fushata e Serbisë kundër Kosovës nuk ka të ndalur. Serbia për vite të tëra lobon në shtete të ndryshme kundër pavarësisë së Kosovës

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments