Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prishtinë ka raportuar se ka pranuar para në vlerë prej 1200 euro.
Paratë sipas Policisë, dyshohet të jenë të falsifikuara.
Bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se janë pranuar kartëmonedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 1120€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./