Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Lirak Çelajt nga kjo parti, në një emision televiziv për të diskutuar, siç thuhet, në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme”.
Në një sqarim për media, Partia Demokratike e Kosovës thotë se vazhdon të bojkotojë RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij, dhe se Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë, por vetëm mendimet e tij personale.
“I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme”, Lirak Çelaj nuk është dërguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.
Duke falënderuar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në sqarim