Analisti Shkëlzën Gashi tha se e ka draft-statutin për Asociacionin të BE-së, dhe sipas tij, i nëjti nuk ka kompetenca ekzekutive, as kompetenca në polici e gjyqësi.
Ai paralajmëroi se në vazhdim do t’i publikojë dy drafte që i posedon.
“Brenda vitit unë do ta publikoj një draft timin, nëse secili po bën me dal me nga një draft, unë i kam dy drafte. Njëri është drafti i BE-së dhe tjetri është draft norvegjez që e pata prezentu më herët, besoj që deri në fund të vitit këto dy drafte kam mi nxjerr edhe unë”, tha Gashi në Pressing.
“Drafti i BE-së që e kam unë dhe besoj që e publikoj së shpejti, ku thotë që Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk ka kompetenca në polici e në gjyqësi”, u shpreh ai.