Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKQZ-ja organizon tryezën për ndryshimet në ligjin për zgjedhjet

KQZ-ja organizon tryezën për ndryshimet në ligjin për zgjedhjet

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tryezën për pjesëmarrjen e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve (Komisione Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshilla të Vendvotimeve).

Po ashtu, në këtë tryezë do të diskutohet edhe për ndryshimet ligjore në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas agjendës, përveç kryetarit të KQZ-së, edhe shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Davenport do të mbajë një fjalë rasti.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të subjekteve politike, gra deputete që përfaqësojnë subjekte politike në Kuvendin e Kosovës, Agjencisë për Barazi Gjinore, PZAP-it, organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments