Është djegur një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit Dragana Miletiq.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Veton Elshani e ka konfirmuar rastin e djegies së veturës.
“E kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët”, tha Elshani.
Mësohet se rasti mund të ketë lidhje me veprimtarinë e saj politike, por që nuk ka të bëj me targat.