Tuesday, November 26, 2024
HomeLajme“Ministri malazez i Drejtësisë abuzoi me kompetencat duke i amnistuar kriminelët e...

“Ministri malazez i Drejtësisë abuzoi me kompetencat duke i amnistuar kriminelët e luftës në Kosovë”

Arbër Jashari, avokat nga Kosova, e ka quajtur vendim politik, vendimin e ish-ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi Marko Kovaq, pasi ky i fundit nuk e lejoi ekstradimin e dy serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Edhe pse gjykatat e Malit të Zi kishin marrë vendim për ekstradim, ministri duke e shfrytëzuar pozitën e tij e kishte penguar zbatimin e këtij vendimi.

Momqillo Vukotiq dhe Zhika Vuksanoviq ishin arrestuar nga policia e Malit të Zi në shtator 2023, nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Kosovë.

“Momqillo Vukotiq dhe Zhika Vuksanoviq, dy serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë, sot janë të lirë diku në Serbi, vetëm në saj të një vendimi politik të ish ministrit të drejtësisë së Malit të Zi, Marko Kovaq. Konsideroj se vendimi i ish- ministrit të Drejtësisë se Malit të Zi, është abuzim me kompetencat që ia jep ligji dhe amnisti për “kriminelet” e luftës së vitit 1998-1999. Ky vendim dëmton rëndë edhe klimën e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në çështjet penale me elementë ndërkombëtarë dhe është arsye e mjaftueshme që edhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës mbi bazën e parimit të reciprocitetit të përgjigjet me kartën e njëjtë në të ardhmen, për personat e kërkuar nga Mali i Zi”, ka thënë avokati Jashari.

Ky është reagimi i plotë i avokatit Arbër Jashari:

Momqillo Vukotiç dhe Zhika Vuksanoviç, dy serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë, sot janë të lirë diku në Serbi, vetëm në saje të një vendimi politik të ish- ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Marko Kovaç. Personat në fjalë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia kosovare, ishin arrestuar gjatë muajit shtator nga autoritet malazeze. Ndonëse drejtësia e shtetit fqinj me të drejtë i “paketoi”, për në Kosovë, këtë nuk e miratoi politika, duke mos lejuar ekstradimin e tyre, me pretendimin qesharak se “ka dyshime për përndjekje politike” dhe se “është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore”.

Konsideroj se vendimi i ish-ministrit të Drejtësisë se Malit të Zi, është abuzim me kompetencat që ia jep ligji dhe amnisti për “kriminelët” e luftës së vitit 1998-1999.

Kosova është shtet demokratik, ku gjykatat funksionojnë të pavarura, dhe zbatojnë standardet më të larta profesionale, pa dallim gjuhe, etnie a kombësie.

Ky vendim dëmton rëndë edhe klimën e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në çështjet penale me elementë ndërkombëtarë dhe është arsye e mjaftueshme që edhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës mbi bazën e parimit të reciprocitetit, të përgjigjet me kartën e njëjtë në të ardhmen, për personat e kërkuar nga Mali i Zi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments