Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeMolliqaj: E lexova draftin e Asociacionit, është i frikshëm, është katastrofë

Molliqaj: E lexova draftin e Asociacionit, është i frikshëm, është katastrofë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se e ka lexuar draftin e stautit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Molliqaj shkroi në Facebook se drafti të cilin e ka lexuar ai është ai që “iu është prezantuar palëve”, ndërsa tha se “është i frikshëm”.

“E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve”, shkroi Molliqaj.

Sipas tij, Asociacioni sipas këtij propozimi, “është katastrofë”.

“Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnje asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë”, shkroi ai.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani publikoi të shtunën një dokument që pretendon se është draft-statuti i Asociacionit, i cili i është dorëzuar kryeministrit Albin Kurti nga diplomatët euro-amerikanë më 21 tetor.

Kurti nuk ka dashur të flasë në hollësi për të, pasi ka thënë se kështu po i përmbahet kërkesës së ndërkombëtarëve. Por ka thënë se propozimi është “krejt tjetër” dhe “pakrahasimisht më i avancuar”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments