Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeGjashtë kryediplomatët e rajonit do të takohen me homologët e tyre në...

Gjashtë kryediplomatët e rajonit do të takohen me homologët e tyre në Bruksel, takimin e udhëheq Borrell

Gjashtë kryediplomatët e rajonit do të takohen me homologët e tyre në Bruksel, takimin e udhëheq Borrell

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të takohen më 13 nëntor në Bruksel. Takimi, që do të zhvillohet brenda dy ditëve, do të kryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin, raporton Gazeta Express.

Siç njofton faqja zyrtare e BE-së, Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.

Dhe pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, Ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Takimi do të fillojë në orën 17.30 dhe do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments