Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeRrugëtimi drejt Bashkimit Europian, Kosova me rritjen më të madhe në notën...

Rrugëtimi drejt Bashkimit Europian, Kosova me rritjen më të madhe në notën e saj krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor

Raportet vjetore të Komisionit Evropian, të publikuara dje, tregojnë se, krahasuar me vitin 2022, Shqipëria ka pasur progres në gjashtë kapituj negociues, derisa pason Kosova me progres në pesë kapituj.

Komisioni Evropian bën një vlerësim për progresin e vendeve të Ballkanit perëndimor në secilin prej 33 kapitujve negociues.

Niveli i përgjithshëm i vlerësimit shkallëzohet nga 1 deri në 5.

Sa i përket plotësimit të kushteve për BE, Mali i Zi mbetet i pari në rajon me një notë mesatare prej 3.2, pavarësisht se këtë vit nuk pati ndonjë progres.

Serbia pati progres në kapitullin 17 që lidhet me politikat ekonomike dhe monetare. Nota e përgjithshme e Serbisë nga 3.03 shkon në 3.05.

Për të nijetin kapitull shënoi progres edhe Maqedonia e Veriut, e cila ngriti notën e përgjithshme nga 3.02 në 3.03.

Shqipëria ka shënuar progres në gjashtë kapituj. Këta janë Kapitulli 7: Ligji i pronësisë intelektuale, Kapitulli 9: Shërbimet financiare, Kapitulli 13: Peshkimi dhe akuakultura, Kapitulli 15: Energjia, Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare dhe Kapitulli 19: Politika Sociale dhe punësimi.

Këto ndryshime kanë rritur notën e përgjithshme të Shqipërisë nga 2.64 në 2.74.

Kosova është vendi që ka shënuar rritjen më të madhe të notës së saj – nga 1.85 në 1.98. Nota e saj është përmirësuar në pesë kapituj negociues.

Këta kapituj, për Kosovën, janë Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave, Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit, Kapitulli 7: Ligji i pronësisë intelektuale, Kapitulli 12: Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare dhe kapitulli 26: Arsimi dhe kultura.

Së fundi, Bosnja dhe Hercegovina nuk ka parë ndonjë ndryshim në nivelin e përgatitjes së saj. Nota mesatare e saj është 1.67, e njëjtë me vitin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments