Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Progresit për Kosovën
Sipas njoftimit që ka lëshuar Kuvendi, pas dorëzimit të raportit ambasadori Szunyog theksoi se dokumenti paraqet një pasqyrë të zhvillimeve gjatë periudhës raportuese dhe identifikon sfidat për të ardhmen.
“Pasi falënderoi ambasadorin Szunyog për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Glauk Konjufca shprehu angazhimin për të punuar në drejtim të integrimeve evropiane, si rrugë e qartë për Kosovën.
Kryetari Konjufca tha se raporti do të jetë një dokument orientues për punën e Kuvendit, përderisa theksoi përkushtimin institucional për arritjen e objektivave të përcaktuara”, thuhet në njoftim.